Shuhet Edmond Mëhilli, aktor dhe regjisor i njohur shkodran, la gjurmë në Estradën Profesioniste të Shkodrës

Shuhet Edmond Mëhilli, aktor dhe regjisor i njohur shkodran, la gjurmë në Estradën Profesioniste të Shkodrës

Është ndarë nga jeta në moshën 78- vjeçare Edmond Mëhilli. Ai ishte për shumë vite aktor dhe regjisor i Teatrit “Migjeni”, duke lënë gjurmë sidomos si regjisor i Estradës Profesioniste të Shkodrës. Homazhet zhvillohen nesër, me datë 10 Janar nga ora 09-12, në hollin e teatrit “Migjeni”.Ai lindi në Shkodër me 23 gusht 1947. Në vitin 1970, mbaron Insitutin e Lartë të Arteve. Në periudhën kohore 1970-1974, punon si regjisor në Pukë dhe më pas per 15 vjet rresht në Estradën e Shkodrës nga 1974-1989, punon gjithashtu në Radio Shkodra, në Shtëpinë e Kulturës së rrethit të Shkodres, mbas 2003 edhe në Teatrin “Migjeni”.Dallohet si regjisor për shijen e mirë, futjen gjerësisht në repertorin e Estradës së Shkodrës të skeçit të gjatë dhe të komedisë...