Shtyhet mbledhja e Bordit të Administrimit që duhej të zgjidhte administratorin e “Luigj Gurakuqit”

Shtyhet mbledhja e Bordit të Administrimit që duhej të zgjidhte administratorin e “Luigj Gurakuqit”

Bordi i Administrimit të Universitetit “Luigj Gurakuqi”, pas shqyrtimit dhe miratimit në mbledhjen e Senatit Akademik një ditë më parë të 4 kandidatura për administrator të UNISHK, ka nisur procedurën e zgjedhjes.Fillimisht, janë intervistuar nga Bordi i Administrimit 4 kandidatët e miratuar nga Senati Akademik, që sipas tij plotësonin kriteret e konkurrimit për administrator:1. Kozeta Jana (Marku)2. Julian Përgega3. Armando Vata4. Mark MollaPas intervistave, ishte parashikuar të niste procesi i votimit për 4 emrat, i cili në fakt nuk është zhvilluar duke shtyrë mbledhjen e nisur. Deri tani nuk ka informacion për arsyen e shtyrjes së mbledhjes së Bordit të Administrimit, por me gjasë anëtarët mbase kërkojnë informacione shtesë për kandidatët në garë. Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin...