Shtrenjtohet zhdoganimi i makinave, kosto e lartë për çdo kategori

Shtrenjtohet zhdoganimi i makinave, kosto e lartë për çdo kategori

Qeveria ka marrë një vendim që rrit drejtpërdrejt kostot për qytetarët shqiptarë që blejnë automjete të përdorura. Me udhëzimin e ri të Ministrisë së Financave, të botuar në Fletoren Zyrtare, janë rritur ndjeshëm çmimet e referencës për zhdoganimin e automjeteve, duke sjellë taksa më të larta për të gjitha kategoritë. Automjetet e përdorura të importuara nga Europa, Koreja e Jugut, Kina apo vende të tjera do të zhdoganohen tashmë me vlera më të larta referuese. Për autoveturat, rritja prek çdo cilindratë. Për mjetet deri në 1400 cc, pragu minimal i zhdoganimit rritet nga 130 mijë lekë në 162.5 mijë lekë, rreth 25% më shumë. E njëjta rritje aplikohet edhe për kategoritë e tjera, ku për 1400–1900 cc vlera shkon nga 200 mijë në 250 mijë...