Shtrenjtohet bileta e Korçës/ Rruga nga Gramshi rrit me 300 lekë biletat, qytetarët do të paguajnë 1000 lekë
Bllokimi i aksit Librazhd-Prrenjas ka detyruar mjetet e transportit publik të përdorin itinerare alternative për juglindjen duke zgjatur kohën e udhëtimit dhe rritur kostot operative për operatorët e linjave ndërurbane. Devijimi i rrugës dhe lëvizja përmes rrugës Lozhan – Gramsh ka sjellë konsum më të madh karburanti kohë më të gjatë udhëtimi dhe vështirësi faktorë që kanë ndikuar drejtpërdrejt në çmimin e biletave. Për të shkuar në Tiranë me mikrobus nga 700 lekë udhëtarët tani paguajnë 1000 lekë ndërsa për në Durrës nga 800 lekë bileta kushton 1000 lekë. Për ta shqetësimi kryesor mbetet lodhja dhe pasiguria që sjell përdorimi i rrugës alternative. Situata ka krijuar vështirësi të shumta për qytetarët që udhëtojnë çdo ditë drejt Tiranës dhe Durrësit për punë, shërbime apo arsye shëndetësore....
Burimi:
ntv.al