Shtrenjtimi i naftës/ Rritet në 200 lekë çmimi i biletës së linjës Sarandë-Ksamil

Shtrenjtimi i naftës/ Rritet në 200 lekë çmimi i biletës së linjës Sarandë-Ksamil

Çmimi i biletës në linjën urbane Sarandë–Ksamil ka pësuar një rritje të re, duke kaluar nga 150 lekë në 200 lekë për një drejtim. Kjo do të thotë se kostoja ditore për vajtje-ardhje arrin në 400 lekë për qytetarët që e përdorin këtë linjë rregullisht. Rritja e fundit ka sjellë reagime dhe shqetësime nga qytetarët, veçanërisht nga ata që udhëtojnë çdo ditë për në punë. Krahasimi me qytete të tjera, si Tirana, ku çmimi i urbanit për distanca më të gjata si Kamëz dhe Vorë është vetëm 50 lekë, shton diskutimin mbi nivelin e tarifave në këtë linjë. Qytetarët kërkojnë më shumë transparencë në funksionimin e këtij shërbimi, si dhe një vëmendje më të madhe nga institucionet përgjegjëse, me qëllim që të garantohet një shërbim...