Shtrenjtimi i karburanteve, Braçe paralajmëron: Çmimet e vendosura nga karteli, jo tregu
Shtrenjtimi i çmimit të karburantit menjëherë pasi nisi lufta në Lindjen e Mesme sipas deputetit të Partisë Socialiste Erion Braçe, nuk tregon ndikimin real të konfliktit, por janë dozat e abuzimit që reflektohen menjëherë. “Kemi problem shumë të madh me tregun e karburanteve dhe gjëja është shumë e thjeshtë, ka të bëjë me modelin e tregut. Unë i kam dëgjuar të gjithë në harkun e këtyre ditëve, edhe autoritetin e konkurrencës, edhe ministren respektive, edhe ministrin e financës, edhe kryeministrin, por nuk e kuptoj pse të gjithë i largohen dhe nuk e vënë dorën atje ku është problemi. Problemi që kemi ne në tregun e karburanteve dhe është modeli i tregut që kemi historia që është një broker atje matan që s’është i regjistruar në...
Burimi:
sot.com.al