“Shtrëngimi i duarve me Trump, ‘i ngrirë’”/ Bordi i Paqes, Harxhi: Ftesa për Edi Ramën, e lobuar
Në samitin e nivelit të lartë në Uashington për mbledhjen e “Bordit të Paqes”, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mblodhën liderë botërorë për të diskutuar hapat konkretë për rindërtimin e Gazës. Në mesin e të pranishmëve ishin edhe Kryeministri Edi Rama dhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pjesëmarrja e të cilëve u cilësua si me rëndësi të veçantë strategjike dhe diplomatike. Në një intervistë televizive, Edith Harxhi, eksperte për marrëdhëniet ndërkombëtare u shpreh se prania e Shqipërisë në këtë tryezë nuk ishte e rastësishme, pasi shihet si një konfirmim i aleancës së palëkundur dhe parësore me Shtetet e Bashkuara, një marrëdhënie e cila i ka fillesat që në vitin 1992 dhe që qëndron mbi politikat partiake të ditës. Ftesa, ndonëse i drejtohej kreut të qeverisë,...
Burimi:
sot.com.al