“Shtetit mban peng të vërtetën”, Hoxha: Edhe ne kemi skandale si ato të Epstein, provat janë kyçur në kasafortë
Gazetari Artan Hoxha i ftuar në një emision televiziv, ka folur dhe për skandalet alla-Epstein që kanë ndodhur në Shqipëri. Këtu Hoxha ka përmendur filmimet që janë gjetur në zyrën Ergys Agasit, që sipas tij, kanë hyrë aq thellë në strukturën e shtetit, sa na tregojnë vërtetë se çfarë ndodh aty brenda. Gjatë bisedës në studio, Hoxha është shprehur se, këto skandale janë mbyllur në kasafortë dhe nuk lejohet të dalin, sepse sipas atyre që i ruajnë, prishin ekuilibrat politikë në Shqipëri dhe cenojnë sigurinë kombëtare. ‘A kemi ne skandale të ngjashme me atë që po ndodh në Amerikë? Po. Dhe janë aty, i kanë në dorë dhe për fat të mirë i kanë në dorë prokuroria. Prokuroria jonë speciale i ka. Dhe ne i...
Burimi:
sot.com.al