Shteti paguan zyrtarisht 30% më shumë se privati, thellohet hendeku në 2025-n

Shteti paguan zyrtarisht 30% më shumë se privati, thellohet hendeku në 2025-n

Ecuria e pagave në vendin tonë tregoi se edhe në vitin 2025 sektori publik konsolidoi pozicionin e tij si punëdhënësi më konkurrues. Sipas të dhënave të zyrtare të INSTAT, paga mesatare në shtet e kapërceu pragun e 100 mijë lekëve, duke u fiksuar në 100,280 lekë. Kjo rritje ka bërë që diferenca me sektorin privat të thellohet sërish, duke arritur në mbi 23 mijë lekë, pasi paga mesatare në bizneset private, ndonëse në rritje, mbetet në nivelin e 77,155 lekëve, me shtetin që paguan zyrtarisht 30% më shumë se privati, ndonëse ky i fundit ka ende informalitet dhe paga reale mund të jetë më e lartë. Ky trend tregon se, pavarësisht përpjekjeve të sipërmarrjes private për të rritur ofertat e tyre, ritmi i diktuar nga...