“Shtet sponsor i terrorizmit”, zbardhet Rezoluta e Shqipërisë për Iranin

“Shtet sponsor i terrorizmit”, zbardhet Rezoluta e Shqipërisë për Iranin

Është publikuar në media rezoluta që do të miratohet në Parlamentin shqiptar sa i përket shpalljes së Iranit shtet sponsor i terrorizmit dhe që përdor mjete terroriste. Rezoluta u paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama të premten, në një konferencë për mediat. “Javën që vjen, Parlamenti do të ftohet të votojë një rezolutë për ta shpallur Republikën Khomeiniste të Iranit, shtet sponsor të terrorizmit. Dhe bashkë me këtë do të shpallet organizatë terroriste Garda e Iranit dhe Hezbollahu. Natyrisht, në këto hapa nuk jemi pionierë sepse ka pasur më parë aleatë që i kanë hedhur, por është koha që ta bëjmë edhe ne këtë gjë”, tha Rama, shkruan A2. R E Z O L U T A Për shpalljen e Republikës Islamike të Iranit si Shtet...