Shtëpitë e barit në Shkodër, përplasje mes policisë dhe OSHEE

Shtëpitë e barit në Shkodër, përplasje mes policisë dhe OSHEE

Shkodra vijon të jetë një qark ku kultivimi i kanabisit është në masë, vetëm se vitet e fundit ka ndryshuar formë, duke u orientuar më shumë drejt ambienteve të mbyllura. Në një takim të institucioneve përgjegjëse për luftën kundër drogës në policinë e Shkodrës, drejtuesit e uniformave blu kanë bërë një bilanc, duke prezantuar arritjet e policisë në këtë drejtim. Sipas nëndrejtorit të policisë së Shkodrës, aksionet kundër kultivimit të kanabisit kanë nxjerrë në pah numrin e lartë të shtëpive të barit, një fenomen në rritje nga viti në vit. “Janë kryer 4470 kontrolle gjatë vitit 2026, nga 1624 kontrolle që janë realizuar në vitin 2025. Kemi gjithashtu një tregues pozitiv sa i përket rritjes së zbulueshmërisë së kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të...