“Shtegu i Ali Pashës” nga projekti 40 mln euro i turizmit transformon Salarinë, Gusmarin, Progonatin

“Shtegu i Ali Pashës” nga projekti 40 mln euro i turizmit transformon Salarinë, Gusmarin, Progonatin

Zona e Labërisë dhe konkretisht tre fshatra të saj Salaria, Gusmari dhe Progonati janë bërë pjesë e projektit për infrastrukturën dhe turizmin që po zbatohet në disa rajone në vend në funksion të lehtësimit të aksesit dhe fuqizimit të komuniteteve lokale. Fondi Shqiptar i Zhvillimit ftoi kompanitë për t’u bërë pjesë e kësaj procedure duke nënvizuar se ajo është pjesë e projektit me një financim 40 milionë euro kombinuar si grante të Bashkimit Europian dhe një hua nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Afati i mbylljes së procedurës është 12 marsi. Projekti përfshin përmirësimin e infrastrukturës lokale dhe të transportit, për të rritur aksesin në destinacionet turistike në fshatrat Gusmar, Salari dhe Progonat zona të njohura për trashëgiminë e tyre natyrore dhe historike. Bëhet...