Shqiptari tentoi t’i abuzonte të bijën, rrëfehet nëna e adoleshentes në Greqi: E gjeta të zhveshur sipër vajzës. E godita me tigan dhe…
Një 64-vjeçar shqiptar, Mark Preçi, i akuzuar për tentativë përdhunimi ndaj një 25-vjeçareje me aftësi të kufizuara, pritet të paraqitet para autoriteteve gjyqësore për t’u përballur me akuzat ndaj tij. Ngjarja e rëndë, e regjistruar nga kamerat e sigurisë dhe e denoncuar nga nëna e vajzës, dyshohet të ketë ndodhur më 21 shkurt, brenda banesës së familjes. Sipas dëshmisë së nënës, vajza 25-vjeçare dhe motra e saj binjake kanë një shkallë aftësie të kufizuar mbi 95% dhe që prej vitit 2016 jetojnë me të ëmën në një apartament gjysmëbodrum, ku ajo kujdeset plotësisht për to. Në dëshminë e saj për autoritetet, nëna ka treguar se e njihte të pandehurin prej vitesh, përmes të njohurve të përbashkët, por se nuk kishte marrëdhënie të afërta me të....
Burimi:
argjiroja.net