Shqiptari i dënuar për vrasje mbyll nga brenda derën e qelisë në burg, policia hyn me forcë dhe gjen telefon të djegur

Shqiptari i dënuar për vrasje mbyll nga brenda derën e qelisë në burg, policia hyn me forcë dhe gjen telefon të djegur

Një skenë e pazakontë është regjistruar në burgun e Malandrinos në Greqi, kur policia shkoi për të kontrolluar qelinë e shqiptarit Klodian Lekocaj, të dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një avokati grek. Oficerët e Njësisë Kundër Krimit të Organizuar mbetën të habitur kur panë se dera e qelisë nuk hapej. 49-vjeçari e kishte mbyllur nga brenda me një dryn dhe kishte vendosur edhe një barrikadë, në përpjekje për të penguar hyrjen e policisë. Sipas mediave greke, kjo është një shkelje e rëndë e rregullores së burgut, pasi qelitë duhet të sigurohen vetëm nga jashtë, në mënyrë që rojet të kenë gjithmonë kontroll. Policia u detyrua të thyejë derën e qelisë për të hyrë brenda. Sapo arritën të futen, oficerët zbuluan se Lekocaj...