Shqiptarët shtojnë interesin për mjetet elektrike, rritje me 98% në vitin 2025
Tregu shqiptar i automjeteve po shënon një rritje të ndjeshme të interesit për mjetet elektrike. Gjatë vitit 2025 janë regjistruar gjithsej 6 200 automjete elektrike, dyfish më shumë krahasuar me vitin 2024. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), numri i mjeteve plotësisht elektrike të regjistruara gjatë vitit që sapo u mbyll është rritur me 98% krahasuar me një vit më parë. Kjo rritje sinjalizon një ndryshim gradual, por të qëndrueshëm, në strukturën e flotës së automjeteve në vend. Ky ritëm zhvillimi e bën vitin 2025 një nga vitet më domethënëse për përparimin e mobilitetit elektrik në Shqipëri, duke reflektuar një prirje të qartë drejt transportit të gjelbër. Zgjerimi i përdorimit të mjeteve elektrike përbën një...
Burimi:
sot.com.al