Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
“Shqiptarët ikin jashtë vendit”/ Të huajt kalojnë Vitin e Ri në Shqipëri, operatorët: Kemi prenotime nga disa vende
Periudha e festave të fundvitit gjen shumë turistë të huaj në Shqipëri për të festuar. “Kemi disa tregje tradicionale, besnike, tregu i Kosovës, bullgar, maqedonas dhe kohët e fundit dhe ai Italian. Këto janë tregje që ka kërkesa dhe rezervime për Krishtlindje dhe Vitin e Ri, por sidomos për Vitin e Ri. Kjo është periudhë dimri dhe nuk krahsohet me verën. Në këtë periudhë vijnë për 3-4 ditë, deri në 5 netë, kryesisht për Vitin e Ri. Ka Tirana që tashmë është bërë destinacion gjithëvjetor, Durrësi që zgjidhet për hotelet e mëdha, ka Vlora, Saranda, Shkodra, por edhe destinacionet malore si Thethi dhe Valbona”, tha Rrahman Kasa, nga Unioni Turistik Shqiptar. “Më së shumti janë turistë, por edhe shqiptarë të disaporës që vijnë për të...