“Shqipëria rrezikon të bëjë në vend numëro…”/ Mbledhja e grupit, Rama: Po sprovohet aftësia jonë udhëheqëse
Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria ndodhet në një “udhëkryq të ri”, duke theksuar nevojën për qartësi strategjike, vendimmarrje të vendosur dhe disiplinë politike në një moment që e cilësoi vendimtar për të ardhmen e vendit. Edi Rama: “Është një udhëkryq mjegullash botëkuptimore dhe erërash artificiale që rrezikojnë të na ngatërrojnë me këmbët tona. Gjë që u ka ndodhur më parë edhe vendeve të tjera dhe partive të tjera. Sot po sprovohet faktikisht aftësia jonë udhëheqëse , pikërisht kur duhet të ngjitemi ende më lart dhe kur tanimë diferencën mes pikës ku jemi dhe ku duhet të mbërrijmë e bën çdo detaj çdo ditë nga mënyra se si ne e shfrytëzojmë ditën. Është ende më e vështirë që të ngjitesh më lart sot dhe po...
Burimi:
sot.com.al