Shqipëria, rekord në Europë për regjistrimin e makinave me naftë edhe në 2024

Shqipëria, rekord në Europë për regjistrimin e makinave me naftë edhe në 2024

Shqipëria rezulton vendi me peshën më të madhe të makinave me naftë në regjistrimet për herë të parë të automjeteve të pasagjerëve për vitin 2024, në kontrast të fortë me trendin europian që po largohet me shpejtësi nga ky lloj motori për arsye mjedisore. Të dhënat e Eurostat, në publikimin e fundit për Transportin në Bashkimin Europian tregojnë se 66.2% e mjeteve të pasagjerëve që u regjistruan për herë në 2024-n në vend ishin me naftë, një peshë shumë më e lartë sesa mesatarja e Bashkimit Europian prej 14.9%. Vendi i dytë pas nesh është Moldavia, me 47% dhe Bosnjë Hercegovina me 34.5%. Në vendet e tjera të rajonit, regjistrimet e makinave me naftë përbënin më pak se 30% të totalit (nuk ka info për...