Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Shqipëria përgatitet për vitin e ri/ Qytetarët bëjnë blerjet e fundit, ankesa për rritjen e çmimeve
Po bëjnë blerjet e fundit për darkën festive të ndërrimit të viteve. Pensionistët shprehen se do të kenë një tryezë më të mbushur për Vitin e Ri, por të sforcuar nga çmimet e larta. Një pjesë e qytetarëve ankohen se në këto ditë festive tregtarët po abuzojnë. Nga ana tjetër, tregtarët thonë se ka fluks të shtuar blerjesh dhe se ditët e fundit të vitit janë ndër më të ngarkuarat për ta. Viti i Ri i gjen qytetarët mes dëshirës për festë dhe përballjes me realitetin ekonomik, ndërsa tryeza festive mbetet simbol i bashkimit familjar.