“Shqipëria nuk është në shitje”/ “Huffington Post”: Protesta po rritet, mobilizimi s’ka qenë kurrë kaq i madh…

“Shqipëria nuk është në shitje”/ “Huffington Post”: Protesta po rritet, mobilizimi s’ka qenë kurrë kaq i madh…

Nga Maxime Dhuin, HUFFINGTON POST “Shqipëria nuk është në shitje” Dhjetëra mijëra qytetarë u mblodhën në Tiranë në atë që konsiderohet protesta më e madhe deri më tani kundër projektit të resortit luksoz në Zvernec. Demonstrata, e zhvilluar më 4 korrik, shënoi ditën e 35-të radhazi të lëvizjes së quajtur “Revolucioni i flamingove rozë”. Projekti parashikon ndërtimin e një kompleksi turistik në zonën e mbrojtur të Zvernecit dhe zhvillimin e ishullit të Sazanit si destinacion turistik luksoz. Protestuesit kundërshtojnë projektin, duke argumentuar se ai rrezikon ekosistemin e zonës, veçanërisht lagunën që shërben si habitat dhe pikë migrimi për flamingot rozë dhe shumë specie të tjera shpendësh. Demonstruesit marshuan drejt Kryeministrisë me pankarta ku shkruhej “Shqipëria nuk është në shitje”, ndërsa mbanin edhe figura gjigante të...