Shqipëria nën ujë, përmbytje në Durrës, Lezhë, Vorë, Tiranë, Gjirokastër dhe Kukës, rrëshqitje dherash, bllokim…

Shqipëria nën ujë, përmbytje në Durrës, Lezhë, Vorë, Tiranë, Gjirokastër dhe Kukës, rrëshqitje dherash, bllokim…

Durrësi dhe shumë qytetet të vendit u zgjuan dje nën ujë, duke u përmbytur. Reshjet intensive të shiut, kanë shkaktuar dëme kolosale për qytetarët e Durrësit. Sistemi i kanalizimeve nuk i ka përballuar prurjet e mëdha të ujit, ndërsa pusetat e bllokuara e kanë agravuar situatën, duke mbushur rrugët me ujë.  Por pas disa orësh kaos dhe situatë emergjence, autoritetet njoftuan se në qytet uji po tërhiqet dhe rrugët kryesore janë të aksesueshme, por se rreziku ekziston ende. Situata mbetet problematike në ish-Kënetë, tek paraburgimi i Durrësit si dhe në Spitallë. Nga të dhënat paraprake janë rreth 800 shtëpi të përmbytura dhe të rrethuara nga uji. Janë evakuuar 180 banore deri tani dhe janë strehuar tek shtëpia e pushimit te ushtrisë (konvalishencë). Qarkullimi në qytet...