Shqipëria nën ujë/ Nga Kadastra e Ujit te arkitektura institucionale, çfarë masash duhen marrë

Shqipëria nën ujë/ Nga Kadastra e Ujit te arkitektura institucionale, çfarë masash duhen marrë

Viti 2026 nisi me ujë mbi prag për një pjesë të Shqipërisë. Vetëm pak ditë pas ndërrimit të viteve, mijëra familje në zona si Shkodra, Lezha, Malësia e Madhe, Durrësi, Vlora dhe Gjirokastra u përballën me një skenar tashmë të njohur: përmbytje masive të banesave, tokave bujqësore dhe infrastrukturës rrugore e hidroteknike. Një krizë që nuk erdhi pa paralajmërim. Alarmet për reshje intensive u dhanë me ditë përpara. Njoftimet për “kujdes të shtuar” u përsëritën, ndërsa më pas u vu në lëvizje shfaqja klasike e emergjencave: mbledhje të Shtabit të Emergjencave Civile, ministra dhe deputetë në terren, deklarata periodike dhe raportime për situatën. Një ritual që përsëritet pothuajse identik sa herë natyra na vë në provë. Pastaj vjen faza tjetër, ajo më e heshtura: një...