Shqipëria nën pushtetin e dëborës dhe ngricave, -18°C në Valbonë, dhjetëra akse të bllokuara
Reshjet e dëborës kanë pushtuar vendin në zonat malore mbi 300 metra. Dëbora ka zbardhur edhe Malin e Dajtit. Temperaturat gjatë natës kanë shënuar rënie të ndjeshme, deri në -18°C në Valbonë, -13°C në Kukës-Shishtavec, dhe – 8°C në Theth. Reshjet intensive të dëborës dhe ngricat, kanë shkaktuar probleme në disa prej akseve rrugore në vend. I mbuluar nga dëbora, aksi Qukës – Qafë Plloçë, vijon të jetë i pakalueshëm prej rënies së gurëve dhe dherave. Në rrugën e fshatit Dardhas në bashkinë e Pogradecit, e cila u shemb nga prurjet e shiut 2 ditë më parë, bashkia po punon për krijimin e një bypass-i. Të bllokuara janë edhe disa rrugë të fshatrave të Maliqit, kryesisht nga rrëshqitja e dherave dhe e tokës. Me disa fshatra të...
Burimi:
sot.com.al