“SHQIPËRIA NË DREJTIMIN E GABUAR”/ Emërimet në institucionet e pavarura, reagon Bardhi: Drejt një shteti njëpartiak

“SHQIPËRIA NË DREJTIMIN E GABUAR”/ Emërimet në institucionet e pavarura, reagon Bardhi: Drejt një shteti njëpartiak

Në një reagim të fortë në rrjetete e tij sociale, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, paralajmëroi se Shqipëria po lëviz në një drejtim të gabuar, duke u larguar nga demokracia parlamentare dhe duke u shndërruar në një shtet njëpartiak. Ai denoncoi se mazhoranca po emëron e vetme institucionet që duhet të jenë të pavarura, nga Avokati i Popullit te Banka e Shqipërisë, duke zhdukur balancën e pushteteve. Sipas Bardhit, një qeveri që përqendron pushtetin dhe kontrollon institucionet e pavarura nuk afrohet me standardet e Bashkimit Europian, por largohet prej tyre. Reagimi: SHQIPËRIA NË DREJTIMIN E GABUAR: NGA DEMOKRACI PARLAMENTARE DREJT SHTETIT NJËPARTIAK Mazhoranca po emëron e vetme institucionet që duhet të jenë të pavarura prej saj, nga Avokati i Popullit tek...