Shqipëria e shpalli Iranin vend që sponorizon terrorizmin, reagon Izraeli

Shqipëria e shpalli Iranin vend që sponorizon terrorizmin, reagon Izraeli

Ministri i Jashtëm i Izraelit ka reaguar për vendimin e Shqipërisë, që përmes një rezolute të miratuar sot në Kuvend e shpalli Iranin vend që sponsorizon terrorizmin, si dhe shpalli po ashtu Gardën Revolucionare si organizatë terroriste. Përmes një postimi në rrjetin social X, Gideon Sa’ar ka përgëzuar kryeministrin Edi Rama dhe Parlamentin e Shqipërisë për këtë vendim. “Unë përgëzoj kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe Parlamentin e Shqipërisë për rezolutën historike të miratuar sot, që e shpall Republikën Islamike të Iranit një shtet sponsor të terrorizmit. Siç thuhet në rezolutë: Terrorizmi në të gjitha format e tij përbën një nga kërcënimet më serioze për shoqëritë demokratike. Ky është një tjetër demonstrim i dimensionit të qartë moral në politikën e jashtme të Shqipërisë”, shkruan Sa’ar në platformën...