Shqipëria e papërgatitur për emergjencat/ Dështimi institucional ‘fundos’ vendin

Shqipëria e papërgatitur për emergjencat/ Dështimi institucional ‘fundos’ vendin

Shqipëria e papërgatitur për emergjencat/ Dështimi institucional ‘fundos’ vendinEuropa po përjeton gjithnjë e më shpesh episode ekstreme moti, nga përmbytje masive në Europën Qendrore dhe Veriore, te reshje me intensitet shumë të lartë për periudha të shkurtra, që kanë vënë në provë infrastrukturën, ekonominë dhe kapacitetet e reagimit të shteteve. Shkenca prej vitesh paralajmëron se ndryshimet klimatike po rrisin probabilitetin dhe ashpërsinë e këtyre ngjarjeve: më shumë ujë në më pak kohë, më pak parashikueshmëri dhe më shumë dëme. Ajo që dikur konsiderohej “ngjarje e rrallë”, sot po kthehet në normalitet. Në këtë panoramë europiane, Shqipëria nuk bën përjashtim. Ditët e fundit, vendi është gjendur sërish në pushtetin e natyrës, me përmbytje në disa qytete dhe zona rurale, ndërsa reshjet kanë qenë mbi mesataren historike....