Shqipëria do të hapë TikTok, Rama: Nuk do e zgjasim ndalimin 1-vjeçar

Shqipëria do të hapë TikTok, Rama: Nuk do e zgjasim ndalimin 1-vjeçar

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria nuk do ta zgjasë ndalimin njëvjeçar të platformës TikTok, pas asaj që ai e cilësoi si bashkëpunim konstruktiv me drejtuesit e rrjetit social. Sipas kreut të qeverisë reagimi i TikTok pas vendimit fillestar për ndalim ishte befasues pozitiv. Ai tha se kishte pritur përballje ose kundërpërgjigje agresive, por përkundrazi, drejtuesit e kompanisë treguan gatishmëri për të dëgjuar shqetësimet e qeverisë shqiptare dhe për të adresuar problemet e ngritura. Shqipëria e ndaloi TikTok-un në mars 2025, pas rreth një viti negociatash lidhur me abuzimin online, përfshirë dy vetëvrasje të dyshuara si të lidhura me ngacmimet në platformë. Ngjarja që e përshpejtoi vendimin ishte vrasja me thikë e 14-vjeçarit Martin Cani, pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë, pas një sherri që nisi në rrjetet sociale. Ky ndalim...