Shqipëria “delja e zezë” e Evropës, renditet pas Bosnjës, Serbisë dhe gjithë rajonit për nivelin e demokracisë…

Shqipëria “delja e zezë” e Evropës, renditet pas Bosnjës, Serbisë dhe gjithë rajonit për nivelin e demokracisë…

Shqipëria po përballet me një nga vlerësimet më të ashpra ndërkombëtare për gjendjen e demokracisë në vend. Raporti më i fundit i institutit V-Dem (Varieties of Democracy Institute) e rendit Shqipërinë si një autokraci zgjedhore, duke e pozicionuar ndër vendet më problematike në Evropë për standardet demokratike. Sipas këtij raporti, vendi ka pësuar rënie të ndjeshme në indeksin e demokracisë gjatë viteve të fundit. Vlerësimi i V-Dem, një prej institucioneve më prestigjioze globale në analizën e demokracisë, thekson se zgjedhjet në Shqipëri nuk konsiderohen plotësisht të lira dhe të ndershme. Raporti nënvizon gjithashtu nivelin e lartë të korrupsionit dhe presionin e vazhdueshëm ndaj mediave si faktorë kryesorë të regresit demokratik. Këto zhvillime e kanë vendosur Shqipërinë në një pozicion më të dobët krahasuar edhe me vendet...