Shpëtoi nga vdekja 59-vjeçaren në Shkodër, flet efektivi i policisë: U hodha direkt në Bunë, s’e mendova dy herë

Shpëtoi nga vdekja 59-vjeçaren në Shkodër, flet efektivi i policisë: U hodha direkt në Bunë, s’e mendova dy herë

Një ndërhyrje e shpejtë e Policisë së Shkodrës ka bërë të mundur shpëtimin e një 59-vjeçareje që tentoi t’i japë fund jetës duke u hedhur në ujërat e lumit Buna. Në një raportim për mediat efektivi Erixhon Senko ka rrëfyer momentet e ndërhyrjes, duke treguar se reagimi i menjëhershëm ishte vendimtar për shpëtimin e jetës së gruas. “Ne morëm njoftim nga salla operative se një person po hidhej tek Ura e Bunës. Kur u afruam pamë se personi kishte rënë në ujë. Nuk e mendova dy here dhe u hodha për ta shpëtuar. Kjo është e parë që marr pjesë ne operacion të tillë. Pasi e nxora nga ujë më ndihmuan kolegët për ta transportuar drejt spitalit. Jam i emeruar në Policine e Shkodrës që...