Shpëtohet 22-vjeçari që u bllokua në Kanionet e Osumit, u fut vullnetar për gjetjen e një 42 -vjeçari të zhdukur
Është shpëtuar pas një operacioni të përbashkët mes alpinistëve, vullnetarëve, forcave RENEA dhe Forcave të Armatosura 22-vjeçari Xhuljano Kaloti, i cili mbeti i bllokuar në ujërat e lumit Osum gjatë përpjekjeve për të ndihmuar në gjetjen e një 42-vjeçari të zhdukur. Ministria e Mbrojtjes njofton se Xhuljano Kaloti ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, është i vetëdijshëm dhe aktualisht nën kujdesin e ekipit mjekësor. Sipas burimeve nga banorë të Skraparit, incidenti ndodhi gjatë lundrimit me kanoe, kur njëra prej gomoneve është përmbysur si pasojë e rrjedhës së fortë të lumit. 22-vjeçari ngeci mes shkëmbinjve në zonën e njohur si “Ngushtica e tretë”, në hyrje të një shpelle. Ndërkohë, autoritetet njoftojnë se vijon pa ndërprerje operacioni për kërkimin 42-vjeçarit Ilir Kurti, të cilin dyshohet se e...
Burimi:
sot.com.al