Burimi:
sarandanews.com
Foto © sarandanews.com
Shperthimi i kabinës elektrike në Perash të Shkodrës, humb jetën një 67- vjeçar, banor i pallatit
Rreth orës 10:10, në lagjen “Manush Alimani”, në hyrjen e një pallati, dyshohet se ka shpërthyer paneli i matësave të energjisë elektrike. Si pasojë u dëmtua një shtetas i identifikuar Hysni Ymeri, banor i pallatit, rreth 67 vjeç, i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për dokumentimin e rrethanave dhe për përcaktimin e shkakut të shpërthimit të matësave elektrikë. Ndërkohë, në një reagim zyrtar, OSHEE thotë: “Përshëndetje Në lidhje me ngjarjen në Shkodër, sipas informacioneve paraprake, informojmë se shpërthimi nuk ka ndodhur për shkak të boksit të matësave në pallat. Faleminderit” Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas...