Shpërthen tubi kryesor i ujësjellësit në Vlorë, ‘përmbytet’ bulevardi “Ismail Qemali”
Një incident ka ndodhur në rrjetin e ujësjellësit të Vlorës sot në 21 janar, duke shkaktuar përmbytje të bulevardit kryesor të qytetit. Gjatë orëve të mbrëmjes së sotme, një avari në sistemin e shpërndarjes së ujit ka çuar në shpërthimin e një tubi me diametër 500 cm, duke derdhur të gjithë ujin nga depozita e qytetit në Bulevardin “Ismail Qemali”. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00, pikërisht në kohën kur depozitat e ujit hapen për furnizimin e qytetit. Si pasojë e presionit të lartë dhe sasive të mëdha të ujit, rruga kryesore e Vlorës është mbushur me ujë, duke shkaktuar vështirësi për qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë ujë të rrëmbyeshëm që ka ‘pushtuar’ trotuaret dhe karrexhatat, duke krijuar një...
Burimi:
sot.com.al