Shpërthen në flakë  një banesë në Gjirokastër, detajet e para

Shpërthen në flakë një banesë në Gjirokastër, detajet e para

Një vatër zjarri ka përfshirë një banesë në katin e parë të një pallati në Gjirokastër. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve. Gjatë operacionit, zjarrfikësit kanë nxjerrë nga banesa një të moshuar, e cila ishte asfiksuar nga tymi. Ajo është transportuar menjëherë drejt spitalit të Gjirokastrës për ndihmë mjekësore. Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.