Shpërndante kokainë, e pëson keq  26-vjeçari në Fier (Emri)

Shpërndante kokainë, e pëson keq 26-vjeçari në Fier (Emri)

Policia ka arrestuar një 26-vjeçar në qytetin e Fierit. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi gjatë kontrollit të bërë nga policia iu gjet një sasi prej 81 gramësh lëndë të dyshuar narkotike kokainë, me qëllim shitjen. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, një automjet dhe tre celularë. Policia po heton më shumë mbi rastin. Njoftimi i policisë: Finalizohet operacioni i koduar “Neë Start”. Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike. Operacioni nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Fier, i ndjekur prej 1 muaji me metoda speciale të hetimit. Gjatë operacionit arrestohet në flagrancë 1 shtetas, i cili posedonte lëndë narkotike kokainë, me qëllim shitjen në qytetin e Fierit. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet...