Shoferi i dehur në timon, aksident në Memaliaj
POLICIA E SHTETIT Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin H. M., 57 vjeç, banues në fshatin Çërril, Memaliaj. Sipas njoftimit zyrtar, në aksin rrugor “Krahës–Memaliaj”, 57-vjeçari, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale, pa persona të lënduar. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Burimi:
argjiroja.net