Shoferët të tregojnë kujdes, aksi Qafë Thanë-Librazhd përfshihet nga mjegulla e dendur

Shoferët të tregojnë kujdes, aksi Qafë Thanë-Librazhd përfshihet nga mjegulla e dendur

Një mjegull e dendur ka përfshirë aksin Qafë Thanë-Librazhd mbrëmjen e kësaj të diele. Nga pamjet i siguruar nga Newsbomb.al, vihet re se mjegulla shfaqet më e dendur afër Qafë Thanës. Drejtuesit e mjeteve duhet të kenë kujdes dhe të respektojnë tabelat dhe distancën e sigurisë për të shmangur aksidentet. Ndërsa ende nuk ka njoftim nga autoritetet mbi këtë situatë të shkaktuar nga kushtet e motit.