Burimi:
Radar.al
Foto © Radar.al
Shmanget tragjedia në Itali/ Shqiptari tenton të djegë gruan, shpëton falë djalit të mitur
Një ngjarje e rëndë në familje u evitua në momentin e fundit në Itali, ku një 43-vjeçar shqiptar tentoi të vrasë gruan e tij pas një sherri. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 1 janarit në qytetin e Civita Castellana dhe u bë publike sot nga mediat italiane. Sipas karabinierëve, shqiptari, në një shpërthim të dhunshëm gjatë një grindjeje, kërcënoi gruan dhe i lyeu rrobat dhe dyshemenë e kuzhinës me lëng të ndezshëm me qëllim t’i vinte flakën. Drama u parandalua falë ndërhyrjes së guximshme të djalit të mitur të çiftit, i cili arriti të fshihte çakmakun nga babai dhe të fitonte kohë deri në mbërritjen e policisë. Hetimet e karabinierëve zbuluan se incidenti nuk ishte i izoluar; më parë kishte pasur akte të dhunës dhe ngacmimesh...