Shkrumbohet nga flakët banesa, banorët arrijnë të dalin në kohë nga shtëpia
Një banesë private në lagjen “Aqif Pasha” në Elbasan u përfshi nga flakët mesditën e sotme. Flakët ishin të përmasave të mëdha ndërsa në vendin e ngjarjes mbërritën menjëherë forcat zjarrfikëse çka bënë të mundur izolimin e flakëve. Fatmirësisht nga ky incident nuk ka persona të lënduar, të cilët kanë arritur të dalin në kohë nga banesa, por vetëm dëme materiale ndërsa u bë e mundur dhe ndalimi i përhapjes së flakëve në banesat e tjera ngjitur që ishin të rrezikuara. Shkaqet e zjarrit vijojnë të mbeten të paqarta ndërsa një verifikim i plotë nga autoritetet pritet sqarojnë rrethanat e ngjarjes.
Burimi:
ntv.al