‘Shkrihet’ kadastra e Vlorës, zhvendoset e gjitha në Tiranë

‘Shkrihet’ kadastra e Vlorës, zhvendoset e gjitha në Tiranë

Kadastra e Vlorës e cila ka ndërruar vazhdimisht drejtorët, do të shpërngulet nga qyteti bregdetar dhe do të transferohet në selinë qendrore në Tiranë pranë rrugës “Jordan Misja”. Vendimi është firmosur nga drejtoresha e përgjithshme e Kadastrës Lorena Goxhobelli më 23 janar. Zhvendosja nga Vlora në Tiranë duhet të përfundojë deri në fund të këtij muaji. Në fakt në Vlorë, kanë mbetur vetëm një pjesë e strukturave, pasi transferimi ka nisur prej vitit të kaluar, përfshirë drejtorin dhe 25 punonjës të cilët prej muajsh po punojnë në drejtorinë e përgjithshme. Bëhet fjalë vetëm për 55 punonjës që janë në Vlorë dhe do të duhet të lëvizin në kryeqytet. Vendimi për të larguar Kadastrën e Vlorës në Tiranë vjen vetëm një vit pasi institucioni ishte zhvendosur...