“Shkodra të marrë pjesë masivisht më 22 mars”/ Çylybyli, flet për skenarin e shkodranëve në Tiranë
Ardit Çylybyli kreu i ri i degës së PD-së në Shkodër premton një riorganizim të kësaj force me njerëz aktivë në çdo kapilar të saj. Në një intervistë televizive mbrëmjen e sotme Çylybyli premton riorganizimin e kësaj dege brenda 1 muaj e gjysmë. Gazetari: Mund ta mbuloni seriozisht dhe shpejt, shumë shpejt territorin njerëzor të atij qyteti të madh? Ardit Çylybyli: Patjetër që, mund ta mbulojmë shumë shpejt, sepse faktikisht në Partinë Demokratike, dega Shkodër, forumet dhe anëtarët, seksionet, grupseksionet janë shumë active. Bashkëpunimi i shpejtë me ta dhe zëvendësimi i disa strukturave të tjera, do bëjnë që për një muaji e gjysëm të riorganizojmë partinë në mënyrë sa më të shpejtë. Pra duke filluar nga seksioni, nga grupseksionet, nga kryesia. Të bëhet një ekip...
Burimi:
sot.com.al