Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Shkodra pa situata emergjente, vetëm 15 familje të bllokuara në Bushat
Situata në qarkun Shkodër paraqitet kryesisht e qëndrueshme dhe nën kontroll. Në Shkodër, reshjet e shiut kanë pushuar prej disa orësh dhe deri në këto momente nuk raportohen situata emergjente. Ka prani të ujit në disa zona tokë bujqësore dhe në oborre. Grupet e punës vijojnë monitorimin dhe punën në terren në zonat me risk më të lartë. Në rrugën kryesore të Obotit evidentohet prani e ujit rreth 30-40 cm, çka lejon qarkullimin vetëm për mjete të larta, si dhe në disa oborre banesash e sipërfaqe toke bujqësore. Në Vaun e Dejës, gjatë mbrëmjes së kaluar janë regjistruar reshje shiu me intensitet mesatar. Përroi i Glinës po shfaq tendencë rënieje të nivelit të ujit. Përroi i Gjadrit ka shënuar rënie dhe situata vijon të monitorohet nga strukturat...