Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Shkodër/ Zbardhet vrasja e 20-vjeçarit në shkurt, arrestohen 2 persona
Dy persona janë arrestuar nga policia e Shkodrës duke çuar kështu në zbardhjen e vrasjes së 20-vjeçarit Pavlin Preka, i cili u gjet i vdekur në oborrin e banesës së tij në fshatin Guci e Re më 27 shkurt 2025. Personat e arrestuar janë Klaudio Lisaj dhe Vasel Koçeku, të cilët akuzohen për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. “Shkodër Finalizohet operacioni policor i koduar “Pesha e krimit”. Si rezultat i punës policore dhe hetimore të shërbimeve të DVP Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, zbardhet vrasja e shtetasit P. P., e kryer më datë 27.02.2025, në fshatin Guci e Re. Kapen dhe vihen në pranga dy shtetas, të dyshuar si autorë të kësaj vrasjeje....