Shkodër/ Vijojnë shkarkimet nga 3 HEC-et e Kaskadës së Drinit, rruga e Obotit ende e bllokuar
Prefektura e Shkodrës ka dhënë detaje lidhur me situatën nga reshjet e shiut në këtë qark. Në bashkinë e Shkodrës në fshatin Obot janë angazhuar 6 forca dhe 1 mjet ushtarak, ndërsa niveli i ujit ka arritur në 30 cm. Ndërkohë si pasojë e reshjeve të shiut vijojnë shkarkimet intensive në tre hidrocentralet e kaskadës së lumit Drin Në aksin Bogë-Theth ka reshje bore, ndërsa trashësia ka arritur mbi 50 cm, duke rritur rrezikun për rënie ortekësh. Në bashkitë Malësi e Madhe, Vau i Dejës, Pukë dhe Fushë-Arrëz situata paraqitet e qëndrueshme. Njoftimi i plotë Prefektura e Qarkut Shkodër, në vijim të monitorimit të vazhdueshëm të situatës hidrometeorologjike dhe të emergjencave civile, si dhe në koordinim me institucionet përgjegjëse, paraqet informacionin e përditësuar mbi situatën në...
Burimi:
sot.com.al