Shkodër/ Organizonin lojëra fati në lokal, arrestohet një person, shpallen në kërkim dy të tjerë

Shkodër/ Organizonin lojëra fati në lokal, arrestohet një person, shpallen në kërkim dy të tjerë

Zbulohet në Fushë-Arrëz, një lokal ku zhvillohej veprimtaria e paligjshme e lojërave të fatit. Sekuestrohen 2 makineta, 1 pajisje kompjuterike, 1 celular dhe 140 000 lekë. Arrestohet në flagrancë një 30-vjeçar, punonjës i lokalit. Shpallen në kërkim 2 shtetas, të dyshuar si organizatorë të kësaj veprimtarie të paligjshme. Strukturat e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, Seksionit të Mbështetjes Operacionale Hetimore të DVP Shkodër dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, në kuadër të kontrolleve për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme në fushën e lojërave të fatit, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Gaminator”. Gjatë operacionit të zhvilluar në qytetin e Fushë Arrëzit, u konstatua se në ambientet e një lokali zhvillohej...