Shkëputet masivi shkëmbor, bllokohet rruga në aksin Gjirokastër-Tepelenë

Shkëputet masivi shkëmbor, bllokohet rruga në aksin Gjirokastër-Tepelenë

Një incident ka ndodhur sërish në aksin rrugor që lidh Gjirokastrën me Tepelenën. Nga vendngjarja bëhet me dije se një masiv shkëmbor është shkëputur nga shpati i malit duke rënë në rrugë, e për pasojë ka sjellë bllokimin e rrugës. Pjesa e masivit shkëmbor ka rënë në zonën që njihet si “Shkalla e Zezë”. Strukturat e emergjencës po punojnë për largimin e dherave dhe rikthimin e qarkullimit të mjeteve. Ndërkohë policia njofton qytetarët që për shkak të këtyre kushteve të vështira, edhe rruga në këtë aks funksionon me një sens lëvizjeje. Njoftimi i plotë i policisë: Njoftojmë qytetarët dhe përdoruesit e rrugës, se si pasojë e rrëshqitjes së një masivi dheu dhe guresh, për shkak të kushteve atmosferike me reshje të dendura shiu, aksi rrugor...