Shkelja me tenderin 700 mijë euro, Benet Beci kërkon gjykim të shkurtuar, avokati i bashkëshortes së Berberit…
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci i akuzuar për “shkelje të barazisë në tendera” ka kërkuar përmes avokatit të tij në seancën paraprake, gjykim të shkurtuar. Të pandehurit e tjerë, Adela Ruko, bashkëshortja e ish-kreut të ARRSH Evis Berberi, Edlira Mitrushi, Jonid Kazani, Yllka Nishku, Premtim Dauti, Rudin Gjoni, nuk janë shprehur ende për formën e gjykimit. Burime brenda seancës, bëjnë me dije se Gentjan Rumano, avokati që mbron në këtë proces Adela Rukon është larguar nga salla e gjyqit për një proces tjetër dhe është gjobitur me 100 mijë lekë nga GJKKO. Rumano u zëvendësua nga një avokate kryesisht, teksa ky i fundit është bërë shkak në të paktën dy seanca për shtyrjen e procesit gjyqësor. Vete kryetari i Bashkisë Shkodër nuk është i...
Burimi:
sot.com.al