Shkeli urdhrin e mbrojtjes dhe hyri në shtëpinë e gruas, nën hetim 46-vjeçari nga Gjirokastra

Shkeli urdhrin e mbrojtjes dhe hyri në shtëpinë e gruas, nën hetim 46-vjeçari nga Gjirokastra

POLICIA E SHTETIT Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër kanë referuar materialet në Prokurori, duke nisur procedimin penal ndaj një shtetasi për shkelje të urdhrit të mbrojtjes. Sipas njoftimit zyrtar, bëhet fjalë për shtetasin M. H., 46 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili dyshohet se ka shkelur vendimin e Gjykatës për urdhrin e mbrojtjes të caktuar në favor të bashkëshortes së tij, duke hyrë në banesën e saj. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër për veprime të mëtejshme.