Shkatërrohet rrjeti i trafikut në Reggio Emilia, 9 urdhër arreste, mes tyre 8 shqiptarë
Policia italiane në Reggio Emilia ka ekzekutuar në orët e agimit një urdhër paraburgimi paraprak të lëshuar nga Gjykatësi i Hetimeve Paraprake në Gjykatën e Bolonjës, me kërkesë të Drejtorisë Antimafia të Distriktit të Bolonjës, ndaj nëntë personave, tetë me origjinë shqiptare dhe një italian, të dyshuar për konspiracion kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike. Operacioni u krye nga Skuadra Fluturuese e Policisë së Reggio Emilia-s, në koordinim me Shërbimin Qendror të Operacioneve të Policisë Italiane, si dhe me mbështetjen e Shërbimit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor, i cili aktivizoi rrjetin e Interpol-it për shpërndarjen e urdhër-arresteve në nivel ndërkombëtar, në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet shqiptare. Arrestime dhe kontrolle po zhvillohen në disa provinca italiane, përfshirë Reggio Emilia, Bergamo, Brescia dhe Savona, si dhe...
Burimi:
sot.com.al