Shkatërrohet grupi kriminal në Greqi, 5 të arrestuar për trafik kokaine, tre shqiptarë (Emrat)

Shkatërrohet grupi kriminal në Greqi, 5 të arrestuar për trafik kokaine, tre shqiptarë (Emrat)

5 persona, tre prej tyre shqiptarë, janë arrestuar nga policia greke si të përfshirë në tregtinë e drogës në Rodos të Greqisë, raportojnë mediat greke.Grupi kriminal, që drejtohej nga 40-vjeçari Alen Rizvani, siguronte sasitë e nevojshme të lëndëve narkotike nga Athina, organizonte transportin e tyre me anë të anijeve nga Pireu në Rodos, ku dhe më pas shpërndahej. Bashkëpunëtorë të tij janë 46-vjeçari Ermal Shametaj, 37-vjeçari Sotir Pano si dhe dy shtetas grekë, mes të cilëve një ushtar. Aktivitetet e organizatës kriminale u ndaluan përkohësisht kur dy femra 24 dhe 32-vjeçare, të cilat kishin qenë përgjegjëse për transportimin e sasive të mëdha të kokainës nga Pireu në Rodos, u arrestuan në maj dhe qershor 2025 me sasi të mëdha kokaine. Ky ndalim, siç doli më...