Shkarkohet drejtoresha e IdentiTek, e zëvendëson zv.ministrja e Jashtme
Ministria e Punëve të Brendshme ka shkarkuar nga detyra drejtoreshën e IdentiTek Freskida Halilaj. Ende nuk dihen motivet e qarta te shkarkimit nga detyra. Freskida Halilaj ka mbajtur postin e drejtoreshës së IdentiTek që prej muajit nëntor 2024. Më parë këtë post e ka mbajtur Loina Prifti. Ish-zv.ministrja e Jashtme Silda Çepe Anagnosti do të drejtojë nga sot IdentiTek. Silda Çepe Anagnosti ka mbajtur disa detyra të rëndësishme më parë si në administratë ashtu edhe në qeveri. Ajo ka qenë edhe zëvendësministre për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Burimi:
argjiroja.net